Najada Çomo apel qytetarëve: Më mirë një maskë mbrojtëse se një maskë oksigjeni

Aktualitet
Najada Çomo apel qytetarëve: Më mirë një maskë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një video, ku profesoresha Najada Çobo shpjegon se përse mbajtja e maskës në ambientet e jashtme është i nevojshëm.

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka dalë me një video-mesazh ku i bën apel qytetarëve të mbajnë maskën në ambiente të hapura për të ulur përhapjen e koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çomo thotë se duke mbajtur maskën jashtë shtëpisë por edhe duke respektuar distancimin fizik do të ulet mundësia e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.

“Sigurisht që mbajtja e maskës në ambiente të jashtme ul mundësinë e infeksionit bashkuar me distancimin fizik dhe ul mundësinë e transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.

Duke mbajtur maskën ulet numri i personave të infektuar dhe numri i personave të shtruar në spital,. Dua t’iu them një gjë, më mirë të mbash një maskë jashtë se sa të mbash një maskë oksigjeni me ditë dhe me muaj. Prandaj më mirë parandaloni se sa të sëmureni nga infeksioni Covid”, shprehet Najada Çomo.

ME TE LEXUARAT