“Masat e paligjshme nuk do të njihen”, Basha: Rama s’ka asnjë plan për pandeminë

Politikë
“Masat e paligjshme nuk do të njihen”, Basha: Rama s’ka

TIRANË

Gjobat e vëna sot nga policia, do të zhbëhen ‘nesër’ me ardhjen në pushtet të PD-së. Deklarata u bë nga kryedemokrati Lulzim Basha, në bashkëbisedimin me gazetarët ku theksoi se edhe personat që kanë marrë këto masa, pas 25 prillit do të mbajnë përgjegjësi.

“Gjobat për Ramën janë një mjet për të mbushur buxhetin e për të paguar oligarkët. ky është një shtet gjobvënës, Gjobat janë përgjigjet e vetme e qeverisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aq sa luftohet covidi me autoblinda, aq luftohet edhe me gjoba.Ky është një shtet gjobëvënës, nuk ka asnjë plan për t’u përballur me pandeminë. Cdo masë e marrë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut nuk njihet nga ne, dhe jo vetëm që do të zhbëhet por edhe ata që i kanë marrë këto masa do të mbajnë përgjegjësi. Ndaj i ka kapur paniku se kanë bërë kaq shumë zullume në kurriz të njerëzve.” u shpreh Basha.

ME TE LEXUARAT