Ky është momenti i arrestimit të vrasësist të dyshuar të biznesmenit në Himarë

Aktualitet

Ditën e sotme, në Himarë është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni Niko Goro dhe mbeti e plagosur edhe motra e tij. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes është Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Ai është arrestuar nga policia pak minuta pas ngjarjes së rëndë, në vendin e quajtur “Livadhet”.

“Panorama” ka mundur të sigurojë edhe pamjet nga momenti i arrestimit të tij.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori, si dhe një pistoletë e cila u gjet në mjetin me të cilin lëvizte.

ME TE LEXUARAT