Krimi makabër në Paris, autori i preu kokën mësuesit dhe postoi foto në Twitter

Bota
Krimi makabër në Paris, autori i preu kokën mësuesit dhe

Të tjera detaje tronditëse bëhen të ditura nga ngjarja e rëndë në Paris ku iu pre koka një mësuesi të historisë, në periferi të qytetit. Detajet I ka bërë të ditura Prokurori i Antiterrorizmit Jean-François Riçard.

Mësohet se autori i krimit kishte pyetur studentët që t’i tregonin për vendndodhjen e mësuesit. Menjëherë pas vrasjes ai postoi në Tëitter vrasjen e viktimës duke e shoqëruar me një mesazh.

Pak më vonë policia e qëlloi dhe e vrau atë në Periferi të Conflan Saint-Honorine.

“Në emër të Allahut, Mëshirëbërësit, drejtuar (Presidentit Emanuel) Macron, udhëheqësit të pabesëve, unë ekzekutova një nga zagët tuaj i cili guxoi të nënvlerësonte (Profetin) Muhamedin”, ishte mesazhi i tij në Tëiiter, postim ky i fshirë për shkelje të politikave të kompanisë.

ME TE LEXUARAT