Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Kokë” e një bande kriminale, arrestohet fieraku i rrezikshëm me 4 emra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

FIER
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë.

Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet