Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Iu pre koka se dha mësim me karikaturat e profetit Muhamed, ky është mësuesi i ekzekutuar

Ky është mësuesi i cili u vra në mënyrë makabre në Francë. Samuel Patyt, 47 vjeç iu pre koka pasi i kishte treguar studentëve të tij karikatura të profetit Muhamed.

Agresori dhe vrasësi I tij priti jashtë shkollës dhe u kërkoi nxënësve të identifikonin shënjestrën e tij, thonë zyrtarë të anti-terrorizmit.

Agresori më vonë qëlloi në drejtim të policisë me një pistoletë para se të vritej. Numri i të arrestuarve për rastin shkoi në 10 të shtunën, kurse policia heton lidhjet e mundshme të të prangosurve me ekstremizmin islamik.

Sulmi u zhvillua rreth orës 17:00 (15:00 GMT) të premten pranë Kolegjit du Bois d’Aulne, ku Paty dha mësim, në qytetin Conflans-Sainte-Honorine, rreth 30 km (20 milje) në veri-perëndim të Parisit qendror.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet