Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Inceneratorët”, Rama i përgjigjet gazetarëve dhe opozitës: Këta njerëz shpifin

Kryeminisri Edi Rama ka publikuar një video të shkurtër sqaruese për ndjekësit e tij lidhur me debatin që pati në opinion me gazetarët dhe opozitën lidhur me inceneratorët.
Kryeministri duke iu drejtuar gazetarëve dhe opozitës, thotë se këta janë njerëz që shpifin sy për sy, jo për të keqen e tij, por për të keqen e Shqipërisë.

SHKULLAKU LULËZIMI PLEHRAT OPINIONI

Parmbrëmë tek Fevziu Armand Shkullaku ishte në krye të luftës së panelit të armatosur me gjysëm të vërteta (që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha), për t’i bërë jehonë sulmit sharjeshpifës të Lulëzimit mbi impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan e Fier ose siç i quan Luli, me atë fodullëkun përbuzës të gjumashit kur bën sikur s’ka gjumë, “inceneratorët”.

Analisti arriti të mohonte sy për sy edhe fjalët e veta edhe vetë provën materiale, e cila rrëzoi në sy të të gjithëve gënjeshtrën ulëritëse se në impiantin e Elbasanit nuk është prodhuar kurrë energji!

Por e vërteta e plotë lidhur me këtë episod, ku analisti u vu këmbëngulësisht në shërbim të Lulit, është se Shkullaku jo vetëm nuk gënjeu nga padija, po ai vetë, në cilësinë e drejtuesit të prodhimit të TV KLAN, ka bërë edhe një goxha film për inceneratorin dhe për prodhimin e energjisë nga plehrat në Elbasan disa vite më parë!

Nuk e di nëse filmi në fjalë është bërë dhe shfaqur kundrejt pagesës apo ka qenë thjesht entuziazmi për impaktin e madh pozitiv mbi mjedisin të inceneratorit të Elbasanit, por materiali të cilin mund ta gjeni të plotë në youtube youtu.be/_nk9-3Av39Y duket se i ka pëlqyer aq shumë drejtuesit të atëhershëm të prodhimeve sa që e ka shfaqur edhe në ABC Neës edhe në TV KLAN!

Kush do të mësojë ca më shumë se ç’i panë sytë e ç’i dëgjuan veshët tek Fevziu gjatë atij debati haluçinant, le të ndjekë 4 minutat bashkëngjitur…

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet