Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Granatë, radio policie, dorezë hekuri’/ I moshuari qëllon me armë, terrorizon banorët e Mallakastrës!

MALLAKASTËR- Banorët e lagjes “5 shkurti” janë terrorizuar pasditen e djeshme nga një 63-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Dashamir Kullorja, i cili është arrestuar nga policia. Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e të moshuarit, por më surprizuese ka qenë arsenali i armëve që uniformat blu kanë gjetur në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, u gjetën 1245 fishekë, tre krehra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.

Ndërkohë, edhe në Divjakë ka rënë në pranga një 25-vjeçari Jurgen Rroshi. Edhe i riu banues në fshatin Tërbuf, Divjakë, iu gjetën në banesë materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet