Drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje, arrestohen 3 shoferët në Durrës

Aktualitet
Drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje, arrestohen 3

Tre shoferë janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kapën në flagrancë të dehur apo pa leje drejtimi.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë:

A. Z., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur në masën 1.24 mg/l.

D. T., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Rromanat, duke drejtuar kamionin tip “Daf”, në gjëndje të dehur në masën 0.83 mg/l.

B. V., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

ME TE LEXUARAT