Vrau dhe murosi shqiptarin! Arrestohet italiani pjesëtar i familjes mafioze Riesi, e 'Cosa Nostra-s'

Aktualitet
Vrau dhe murosi shqiptarin! Arrestohet italiani pjesëtar i familjes mafioze

Policia ka arritur që të arrestojë 45-vjeçarin Salvatore Tambe. Ky i fundit akuzohet si autori kryesor i ngjarjes makabër që tronditi kohë më parë Italinë. Bëhet fjalë për krimin e ndodhur në provincën e Caltanissetta në Itali, konkretisht në një nga apartamentet e kësaj province ku u gjet i murosur 41-vjeçari shqiptar i identifikuar si Astrit Lamaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se shqiptari rezultonte i zhdukur që nga janari i 2013-ës, ndërsa u gjet i murosur në një apartament në rinovim e sipër në zonën e Senagos më 15 janar 2019. Shkak për këtë hakmarrje të tmerrshme është bërë akuza për vjedhje të disa sendeve me vlerë në një argjendari. Ndërkohë para krimit, Siçiliani ka qenë nën masën “arrest shtëpie”, pasi akuzohej si pjesëtar i familjes mafioze Riesi, pjesë e “Cosa Nostra”.

Mediat italiane kanë zbardhur të gjithë skemën se si një shqiptar, u vra me urdhrin e një gruaje, ish shefe e tij, ndërsa ekzekutorët e torturuan dhe e murosën pasi e vranë. Trupi i tij u gjet pesë vjet pas vrasjes, ndërsa policia italiane vuri në pranga 4 persona, edhe urdhëruesen e vrasjes, tashmë 64 vjeçare, Carmela Sciacchitano.

Sipas hetuesve ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2013 ku urdhrin për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit e ka dhënë ish e dashura e shqiptari pasi ajo dyshonte se Astriti e kishte vjedhur fshehurazi.

ME TE LEXUARAT