"Votoni Biden, është mbështetës i shqiptarëve", Albin Kurti kundër Trump

Kosovë&Rajon
"Votoni Biden, është mbështetës i

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur kundër presidentit Donald Trump, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votohet Joe Biden si kryetar i ri i shtetit amerikan.

Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’ Kurti pohoi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.

Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, -ka thënë Kurti.

ME TE LEXUARAT