Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdiqën tragjikisht në Gjermani, përcillën në banesën e fundit dy vëllezërit

Janë përcjellë në banesën e fundit dy vëllezërit kosovarë që humbën jetën gjatë incidentit tragjik me tren.

Ngjarja ndodhi Mynheni-it në Bavari. Fatmirësisht nga kjo tragjedi arriti që të shpëtojë një prej djemve, Arigoni 14 vjeç.

Dy djemtë, Hasan Arifaj dhe vëllai i tij, Bleriani 13 vjeç janë varrosur sot në fshatin Ratish i Epërm i komunës së Deçanit.

Historia e trishtë e familjes Arifaj ka pikëlluar gjithë Kosovën dhe diasporën.

Kjo familje kishte emigruar në Gjermani rreth 30 vjet më parë, ku kishin lindur dhe fëmijët.

Babai i dy viktimave, Arif Arifaj pohoi se ngushëllimet e të gjithë shqiptarëve e kanë bërë atë dhe më të fortë.

“Nuk me rrjedhin lotët për shkak të ngushëllimeve e përkrahjes se shqytarëve nga të gjitha anët”, ka thënë Arifaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet