Trondit OBSH, hedh poshtë edhe ilaçin me efektiv për kurimin e koronavirusit

Bota
Trondit OBSH, hedh poshtë edhe ilaçin me efektiv për kurimin e

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi së fundmi se ilaçi antiviral remdesivir ka “pak ose aspak efekt mbi vdekshmërinë” për pacientët e shtruar në spital me koronavirus. Madje, siç thuhet më tej, ai nuk duket se i ndihmon as pacientët të shërohen më shpejt.

Deri tani, remdesivir ka qenë ilaçi i vetëm që duket se ka efekte specifike për koronavirusin. Ai ishte ilaçi i vetëm me një Autorizim Përdorimi Emergjent për COVID-19 nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç shkruan CNN, rezultatet e studimit të OBSH-së nuk janë botuar në një revistë mjekësore të vlerësuar nga kolegët.

Por OBSH i postoi ato në internet, aty ku gjenden punime ose të dhëna të shoqëruara me punime të ndryshme shkencore, të cilat ende nuk janë rishikuar nga kolegët ose janë pranuar nga revistat akademike tradicionale.

Në shkrimin e botuar thuhet se studimi i OBSH-së rishikoi remdesivirin dhe tre barna të tjerë të ripërdorur: hydroxychloroquine, kombinimi i HIV i lopinavirit dhe ritonavirit dhe interferonit.

Por askush prej tyre nuk i ndihmoi pacientët të jetonin më gjatë ose të dilnin nga spitali më shpejt, tha OBSH.

“Për secilin ilaç në studim, efekti në vdekshmëri ishte jopremtues”, citohet të ketë thënë OBSH në një deklaratë.

Në anën tjetër Gilead Science, prodhuesi i ilaçit, tha se gjetjet nuk nënkuptojnë se ilaçi, i shitur me emrin e markës Veklury, nuk sjell asnjë përfitim. Gjithsesi, studiuesit e udhëhequr nga OBSH thonë se testi i tyre do të vazhdojë.

ME TE LEXUARAT