Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sekuestrohen veshje firmato fallso në Itali, policia: Vijnë nga Shqipëria

Policia italiane ka sekuestruar në portin e Brindisit një ngarkesë mallrash të falsifikuara të ardhura nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, brenda automjetit që vinte nga Shqipëria u gjetën 1,350 rroba pune me markën e falsifikuar “made in Italy”, megjithëse dokumentacioni që shoqëronte operacionin e importit të tyre tregonte se ishin me origjinë shqiptare.

Gjithashtu u gjet edhe një ngarkesë tjetër me 10,000 shalle dhe 23,000 doreza “Valentino”, dhe mbi 10,000 palë këpucë të modelit “Converse”, po ashtu falso.

Në një qese plastike u gjetën 6 orë false Rolex, me certifikata garancie. Policia italiane ka sekuestruar mallin, ndërsa ka nisur hetimet për përgjegjësit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet