Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rusia shokon me deklaratën: Vaksina britanike do t’i kthejë njerëzit në majmunë

Në Rusi ka filluar një fushatë për të deskridituar vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sipas “Daily Mail”.

Tabloidi shkruan se Rusia synon të përhapë frikë në lidhje me vaksinën, me pretendimin se do t’i kthejmë njerëzit në majmunë sepse përdor një virus të shimpazesë.

Ndërkohë janë shpërndarë edhe imazhe e video në rrjet. Disa u shfaqën në programin televiziv rus Vesti News.

Fushata ka potencialin të dëmtojë programin e Oksfordit duke u bërë thirrje fanatikëve anti-vaksinë.

Ai synon të godasë shitjet në vendet ku Rusia dëshiron të shesë vaksinën e saj Sputnik V.(burimi:gazetashqip)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet