Punonjësja me COVID-19, reduktohet puna në Gjykatën e Beratit

Aktualitet
Punonjësja me COVID-19, reduktohet puna në Gjykatën e Beratit

Gjykata e Beratit po punon në mënyrë të reduktuar pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të një punonjëse.

Punonjësja 58-vjeçare ishte në shërbim në portën hyrëse të gjykatës dhe prej disa ditësh kishte shfaqur shenjat dalluese të infektimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo kishte kryer tamponin disa ditë më parë, ndërsa sot pas rezultatit u vërtetua se ajo ishte pozitive.

Gjykata e Beratit do të funksionojë vetëm për shqyrtimin e kërkesave me karakter urgjent sipas Vendimit të KLGj-së dhe për përcaktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar

ME TE LEXUARAT