Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përmbytje në Laç/ Nën ujë rrugët e zonave të banuara dhe tokat

Reshjet intensive te një nate me pare kane sjelle problematika te shumta ne zonën e Kurbinit, konkretisht ne zonën e Sanxhakut demet kane qene me te mëdha.

Banoret tregojnë se përmbytjet ne ketë zone janë te shpeshta dhe kjo vjen nga mospastrimi i kanaleve.

Për këtë vit ne Kurbin kjo është përmbytja e pare qe ka ndodhur por banoret tashme qëndrojnë me friken pasi jemi pranë stinës se dimrit dhe duke pare situatën shpresat janë te pakta për ndonjë ndërhyrje.

Në Kurbin banoret kane problem te madh pasi ne dimër i mbyt uji dhe ne vere thane për ujë. Edhe pse tashme reshjet e shiut janë ndërprere kanalet dhe rrugët vijojnë te jene plot me ujë duke ua vështirësuar lëvizjen banoreve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet