Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përmbytet zona e Gjirit të Lalzit, shkak mosfunksionimi i hidrovorit të Hamallajt

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në zonën e Gjirit të Lalzit. Sipërfaqe të konsiderueshme tokash, banesa dhe komplekse multifunksionale janë gjendur në mes të ujit për shkak të mosfunskionimit të hidrovorit.

I vetmi hidrovor gjendet në Hamallaj, por për shkak se pompat e tij janë ndërtuar përpara 56 viteve, kjo e bën të pamundur funksionimin e tij normal për të shmangur përmbytjet.
Përfaqësuesit e bizneseve shprehen se këto përmbytje të vazhdueshme shkaktojnë një dëm të madh në ekonominë e zonës.
Dod Doçi, administrator i ‘Firma Lura’ thotë për Vizion Plus se edhe pse shqetësimi i është përcjell ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi, ende problemi nuk është zgjidhur.

Doçi shton se kjo zonë është mjaft tërheqëse edhe nga investitorët e huaj, por duhet që edhe shteti të investojë për t’i mbrojtur ata nga përmbytjet.

I vetmi institucion që mund të japë përgjigje për këtë gjendje, është Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Durrës, por për ironi të fatit zyrat janë përmbytur dhe është e vështirë të hysh brenda tyre.

Përfaqësuesja e këtij institucioni pranoi se problem është hidrovori tejet i vjetruar i ndërtuar në mes të viteve ’60.

Por jo vetëm kaq. Ky hidrovor, për shkak të tërmetit që goditi zonën, është një godinë jo e sigurt dhe rrezikon shembjen. Ministria e Bujqësisë ka menduar ngritjen e një ndërtese të re, por nuk ka parashikuar që të marrë pompa të reja dhe me kapacitet më të plotë.

Një tjetër problematik shqetësuese është se hidrovori në kushtet e mjerueshme që punon, nuk ka filtra pastrimi, duke derdhur në det të gjitha mbeturinat e grumbulluara nga reshjet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet