Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përmbytet Durrësi, uji mbulon edhe trotuaret

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërisht përmbytje në disa rrugë dhe kryqëzime në qytetin e Durrësit.

Reshjet nisën me intensitet të lartë gjatë natës dhe menjëherë uji ka mbuluar akset rrugore në shëtitoren Taulantia, kryqëzimin e stadiumit, si dhe në lagjen 17 të qytetit.

Në disa prej këtyre rrugëve niveli i ujit u rrit me disa centimetra, madje deri sipër trotuareve. Brenda kësaj jave rrugë të shumta janë përmbytur për herë të dytë, pasi niveli i reshjeve ka qenë mjaft i lartë.

Pas ndalimit të reshjeve, punonjës të kanalizimeve kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet