Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

PD paralajmeron hetim per aferen e inceneratoreve

Partia Demokratike vijon me denoncimet ndaj qeverisë lidhur me aferat e inceneratorëve.

Ish-deputetja, Jorida Tabaku tha se kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës, u krijua vetëm një ditë para se ta merrte këtë koncension.

Sipas saj, me një kapital prej 100 mijë lekësh, kompania mori një koncension prej 130 milion euro.

Jorida Tabaku: ”Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës, u krijua vetëm një ditë para se ta merrte këtë koncension. Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncension prej 130 milion euro. Kostot e operimit janë rreth 300 milion euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milion euro. Kostot e këtij inceneratori po paguhen nga qytetarë të Tiranës. 25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje dhe atë mal plehrash.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet