Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Paris, mësuesit i pritet koka në mes të rrugës, policia vret sulmuesin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje një burrë, pasi ky i fundit ka vrarë një mesues në mes të rrugës duke i prerë kokën me thikë.

Prokuroria po heton sulmin tragjik, i cili ndodhi këtë të premte në Conflans Sainte-Honorine, një periferi në veri-perëndim të Parisit.

Autori u pa nga një patrullë policie teksa mbante një thikë. Sipas një zëdhënësi të policisë, oficerët qëlluan të dyshuarin për vdekje.

Dëshmitarët thanë se ata e kishin dëgjuar sulmuesin të bërtiste “Allah Akbar”.

Viktima ishte një mësues historie që kohët e fundit kishte diskutuar për karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet