Miss-i shqiptar tregon si abortoi në moshë të vogël: U shpërbë fëmija në bark

Showbiz
Miss-i shqiptar tregon si abortoi në moshë të vogël: U

Miss Universe Albania 2020 Françeska Mustafa, ka treguar historinë e një shtatzënie, kur ishte vetëm 18 vjeçe.

E ftuar në studion e emisionit “Rudina”, Mustafa tregoi se si është për të jeta si nënë në moshën 23-vjeçare, marrëdhënien me djalin e saj, Priam, por edhe projektet që dëshiron të realizojë së shpejti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë bisedës, Françeska u ndal edhe tek historia e abortit që kreu kur ishte 18 vjeçe. Miss-i tregoi se femija iu shpërbë në bark dhe u detyrua që të bënte abort.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Ajo që bëri diferencën është se ti je një mama, je bërë nënë që në moshën 19-vjeçare.

Françeska Mustafa: 19 vjeç unë kam mbetur shtatzënë, sapo mbusha 20 linda. Lindi Priam i cili tani është 3 vjeç.

Rudina Magjistari: A ishte dëshirë e jotja për tu bërë nënë që 19 vjeç?

Françeska Mustafa: Ka qenë dëshira e të dyve, e imja dhe e Mateos, bashkëshortit. Ne kishim dëshirë që të vegjël të bëheshim me një bebe.

Rudina Magjistari: Do dojë të shijoje të 20-tat pa impenjimin e prindërimit?

Françeska Mustafa: Unë kam dashur vetë të impenjohem për rritjen dhe shëndetin e Priamit.

Unë dy vite që kur ka lindur Priami kam ndejtur duke iu përkushtuar atij. Kam dashur të jem prezente në jetën e tij derisa të arrinte këtë moshë. E kam zgjedhur vetë dhe e kam shijuar shumë. Më ka privuar nga disa gjëra, por e kam zgjedhur vetë ta bëj.

Nuk kam asnjë peng sepse kam tim shoq që më ka sjellë në jetë gjithmonë atë që unë kam dashur. Dëshirën për tu bërë nënë e kam patur më të hershme dhe shumë pak njerëz e dinë këtë. Unë kam patur një shtatzëni para Priamit, kam qenë në moshën 18 vjeç. Unë mbeta shtatzënë dhe e kishim shumë merak atë fëmijë dhe mezi e prisnim, por ai fëmijë nuk ishte ngjizur ashtu siç duhej dhe dështoi në muajin e tretë. Kur unë vajta të bëja vizitën për të dëgjuar rrahjet e zemrës që mezi e prisja, nuk i kemi dëgjuar.

Ata thanë që fëmija duhet hequr, por unë nuk e bëra abortin. Ecja gjithmonë me shpresë, por fëmija pas dy javësh u shpërbë vetë dhe aty lindi akoma më shumë dëshira për të bërë një fëmijë tjetër. Neve na mbeti shumë peng, e kemi vuajtur shumë atë pjesë sepse aborti ndodhi një ditë para fejesës sonë, por e kalova mirë sepse kam pasur pranë njerëzit që i kam dashur.

ME TE LEXUARAT