Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Maska dëmton lëkurën/ Dermatologia: Ja çfarë problemesh shkakton në fytyrë

Që prej ditës së djeshme maska është bërë aksesori më i rëndësishëm që do na shoqërojë pothuajse kudo sapo dalim nga shtëpia. Në ditët e sotme pretendimet e shumë njerëzve që mbajnë maskë është se ajo u shkakton probleme jo vetëm me frymëmarrjen por edhe me lëkurën.

Mjekë të njohur në SHBA, të specializuar në dermatologji, si Dr. Shari Marchbein dhe Dr Patricia Wexler janë shprehur se që nga fillimi i pandemisë dhe mbajtja e maskës në fytyrë, janë shtuar ndjeshëm pacientët që kanë shfaqur probleme në lëkurë, madje edhe vetë doktorët janë shprehur se kanë përjetuar ndryshime në lëkurë.

Problemet kanë qenë nga më të ndryshmet, duke nisur nga rrjepjet në zonën e hundës, veshit por edhe skuqje apo shfaqje të puçrrave dhe jo vetëm kaq por probleme edhe më serioze. Por natyrisht që për të gjitha këto probleme ka zgjidhje.

Në lidhje me këtë problematikë, ishte e ftuar sot në “Wake Up” në Top Channel mjekja dermatologe, Erjona Shehu.

Ajo theksoi se prej kohësh ka pacientë që i drejtohen dermatologëve për problemet në fytyrë nga mbajtja e maskave.

“Kemi kohë që kemi pacientë me probleme nga mbajtja e maskës, sepse ky shtimi i fashës orare të mbajtjes patjetër që do t’i rrisë problemet.

Kanë nisur që me hapjen apo daljen nga karantina. Nga më të ndryshimet si probleme në fakt. Ori përmendi dermatitet, unë do të shtoja një sërë të tjerash, ku më problematiku në rang global janë aknet e krijuara nga maskat. Madje kemi edhe temin e ri tashmë në dermatologji, “maskne”, tha dermatologia Erjona Shehu.

E pyetur se si mund t’i shmangnim, mjekja u shpreh: “Kam frikën se nuk do i shmangim dot, sepse më këtë maskë në fytyrë do rrimë edhe 2 vite të mira”. (burimi:portalihapur)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet