Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Largohet në mënyrë të mostershme gazetari që do të moderonte debatin Trump-Biden

Një gazetar veteran në Shtetet e Bashkuara, i cili është zgjedhur për të moderuar debatin e dytë midis presidentit amerikan, Donald Tramp, dhe sfiduesit të tij, Xho Biden, u pezullua, pasi pranoi se ka gënjyer se llogaria e tij në Twitter është hakuar.

Skëlli do të moderonte debatin e planifikuar për 15 tetor, por ai është anuluar, pasi organizatorët e kanë shndërruar në debat virtual.

Javën e kaluar, Skëlli ka qenë i përfshirë në një shkëmbim në Twitter me Entoni Skaramuçin, ish-ndihmës i Trampit, tani kritik i tij. Skëlli është dukur se ka kërkuar këshilla prej tij. Kur shkëmbimi ka nxitur polemika, Skëlli ka thënë se llogaria e tij është hakuar.

Në një deklaratë ndjese, Skëlli tha se ka zhgënjyer kolegët e tij. “U kërkoj falje atyre”, tha ai.

Organizatorët e kanë cilësuar si shqetësim infektimin e Trampit me koronavirus, por Tramp ka refuzuar të marrë pjesë në debat virtual.

Është e paqartë se kur do të kthehet, por pezullimi i tij sugjeron se ai do të jetë jashtë programit në natën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor.(burimi:opinion.al)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet