Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryemadhi vlerëson Ilir Metën si President: Sjelljet e tij më të mirat në karrierën poltike

E ftuar në emisionin “Java” në RTSH tha se sjelljet dhe veprimet e Ilir Metës në Presidencë janë më të mirat në karrierën e tij politike.

“Njeriu e zgjedh vetë standardin e jetës por unë një gjë dua të them, që në të gjithë historinë dhe në të gjithë debatin që ndodhi, unë jam e bindur që sjellja dhe veprimet e Ilir Metës kanë qenë si asnjëherë tjetër për sa i përket karrierës së tij politike si President.

Mendoj që gazetarët Ilir Metën nuk duhet ta gjykojnë nga statuset e tij të Facebookut por duhet ta gjykojnë nga vendimet që ka bërë dhe vendimet e Ilir Metës si President kanë qenë vendime jo vetëm kushtetuese të cilat kanë marrë vulën dhe miratimin e Komisionit të Venecias por kanë qenë dhe vendime shumë patriotike për këtë ua garantoj.

Përsa i përket të qenit i majtë dhe përsa i përket të qenit patriot dhe ajo që mendoj dhe që është jetësore në përditshërinë e Ilir Metës, lidhja e tij familjare me luftën anti-fashiste Nacional Çlirimtarë, unë e kuptoj që dashuria e sinqertë e Ilir Metës është më e madhe për Margarita Tutulanin se për mua.

Pse e them këtë? E them sepse adhurimi i Ilir Metës për heronjtë e luftës nuk është tani, por që kur ka qenë student i dhjetorit. Ilir Meta ka qenë student i dhjetorit dhe ka qenë përballë Ramz Alisë, mbrapa Azem Hajdarit, mbrapa Arben Imamit gjatë kohës që ndërtohej pluralizmi. Një nga arsyet e distancimit të Ilir Metës ishte lufta Nacional-Çlirimtare, ishte rrënimi i vlerave dhe ndërtimit e rindërtimit të Shqipërisë në ato vite, pavarësisht politikës. Unë mund të jem pak më tolerante, por Ilir Meta nuk të toleron në këtë gjë.

Unë nuk kam parë që dekorohet ndonjë për së gjalli. Unë jam parë vetëm ambasadorë që dekoron ambasadorë pafund për hapje negociatash, por unë negociata nuk kam parë deri më sot.

Të jeni të bindur që dashuria e Ilir Metës për Margarita Tutulanin është e sinqertë. Mos harroni që dhe Afërdita Tutulani, motra e Margarita Tutulanit ka qenë një nga themelueset e LSI”- tha Kryemadhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet