Konflikti Armeni- Azerbajxhan, Irani paralajmëron përfshirje në luftë

Bota
Konflikti Armeni- Azerbajxhan, Irani paralajmëron përfshirje në

Ministria e Jashtme iraniane ka bërë një paralajmërim të ri për Armeninë dhe Azerbajxhanin, meqë si pasojë e konfliktit mes këtyre dy vendeve për rajonin e Nagorno-Karabakut, një person është raportuar të jetë plagosur në anën iraniane të kufirit.

“Nëse do të ketë përsëritje të zjarrit, Republika Islamike e Iranit nuk do të qëndrojë indiferente”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të këtij shteti, Said Khatibzadeh, pa dhënë më shumë detaje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhjetë raketa kanë qëlluar dy fshatra në qarkun Koda Afarin në Provincën e Azerbajxhanit Lindor në Iran, duke shkatërruar një ndërtesë dhe duke plagosur një person, ka thënë agjencia iraniane e lajmeve, IRNA, duke cituar një person zyrtar.

Koda Afarin gjendet në kufi me territorin e kontrolluar nga autoritetet etnike të Armenisë në rajonin e Nagorno-Karabaukut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Më 1994, të dyja vendet kanë arritur armëpushim, për t’iu dhënë fundit luftimeve, të cilat kanë nisur pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik.

Më 27 shtator të këtij viti, luftimet mes forcave armene dhe atyre azerbajxhanase kanë rinisur, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim.

ME TE LEXUARAT