Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Italia drejt një tjetër katastrofe/ Paralajmërimi i virologut: Kemi dy javë kohë për…

Virologu italian ka paralajmëruar se Italia ka dy javë kohë për ta parandaluar rritjen e shkallës së transmetimit të koronavirusit, ose vendi rrezikon të ndjekë gjurmët e vendeve fqinje evropiane, ku përhapjet eksponenciale sollën kufizime të ashpra.

Zyrtarët italianë të shëndetësisë kanë deklaruar se ringjallja e rasteve me COVID-19 ka arritur në një “fazë akute”.

Massimo Galli, drejtori i sëmundjeve infektive në spitalin Luigi Sacco të Milanos, tha se rritja e rasteve në Itali këtë javë nuk vjen si rezultat i testimit rekord, por për shkak të rikthimit të pandemisë në mesin e popullatës më të rrezikuar.

“Ne gjendemi aktualisht në një situatë, e cila na kujton atë që ishte dikur mjaft shqetësuese për ne”, u shpreh Galli.

Galli shprehet i shqetësuar se kufizimet e reja në mbarë vendin përgjatë dy javëve të ardhshme nuk do të jenë të mjaftueshme. “Duhet të reflektojmë mbi këtë situatë brenda 15 ditëve”, tha Galli.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet