Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-kandidati për kreun e BKH, Idajet Faskaj del para KJV-së ditën e sotme

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) ditën e sotme do të zhvillojë një seancë dëgjimore për Idajet Faskajn, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve.

Faskaj ka qenë një prej katër emrave atë cilët kandiduan për kryetar të BKH-së, ku në krye u vendos Aida Hajnaj. Pasi rezultoi i pastër sipas raportit të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ai kaloi edhe makinën e së vërtetës.

Njoftimi:

Përshëndetje, Sot në ora 10:30, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) zhvillon seance dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, z. Idajet Faskaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Deshmitarëve. Ju ftojmë ta ndiqni

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet