Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Inceneratorët”, Tabaku: Veliaj po përpiqet të pastrojë pislliqet e shefit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në Facebook pas shfaqjes sot të Veliajt në Inceneratorin e Tiranës.

Tabaku shkruan se Veliaj nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia penale për aferën korruptive të inceneratorëve. Ajo shprehet se Veliaj u shfaq sot në inceneratorin e Tiranës për të pastruar pislliqet e shefit të tij.

“Duhej guxim i madh nga ana e Veliajt te shfaqej sot ne Sharre, por perfaqesuesi me i denje i shpifjes dhe baltosjes, pergjegjesi per jeten e humbur te Ardit Gjoklajt u shfaq sot ne inceneratorin e Tiranes pa dhene asnje llogari per 25 mln eurot e vjedhura aty.

Ai qe nuk pastron dot plehrat e Tiranes, u perpoq me kot te pastroje pislliqet e shefit te tij qe ka paguar 75 mil euro per inceneratore qe nuk ekzistojne. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale per miliona euro dhene kompanive fanntazem per inceneratore qe nuk punojne”, shkruan Tabaku

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet