Humbi jetën nga COVID-19, ky është postimi i fundit në Facebook i 37 vjeçarit nga Korça

Aktualitet

COVID-19 shënoi një viktimë të re në moshë dhe pa asnjë sëmundje shoqëruese, 37 vjeçarin Lorenc Kreka. Kreka ishte një nga katër të vdekurit e raportuar nga Ministria e Shëndetësisë që humbën betejën me koronavirusin.

Mësohet se ai në fillim kishte shfaqur simptoma të lehta dhe më pas gjendja është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës ku edhe ka humbur jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditët e fundit ai kishte bërë një postim ku shkruante se nuk mund të fliste në telefon dhe u kërkonte miqve dhe të afërme që mos ta telefononin.

“Mos i bini celit se sflas dot, ju lutem”-shkruante i ndjeri.

ME TE LEXUARAT