Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hoti emëron drejtorin e ri të ATK-së dhe atë të Doganave

Kryeministria në Kosovë ka zbuluar emrat e rinj që janë emëruar në Doganë dhe ATK.

Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, është emëruar Bajram Rexha, kurse ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës, është emëruar Ekrem Hysenaj.

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”.

“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ibrahim Xhaka ishte emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave në shkurt të këtij viti nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet