Fotoja e saj nudo bëri xhiron në rrjet, zbulohet me kë ishte në shtrat këngëtarja
Fotoja e saj nudo bëri xhiron e rrjetit por së fundmi reperja Cardi B ka zbuluar se me kë ishte në shtrat kur postoi foton. Ajo ishte në praninë e partnerit të saj Offset kur postoi aksidentalisht foton.
Reperja e hitit “WAP” e bëri të ditur këtë gjë të mërkurën,kur ishte në një lidhje live në Instagram.
Ajo tha se po bisedonte me Offset dhe i tha: “Po ndihem sikur po bëj fotografi dhe pastaj shtyp butonin dhe e shoh se po ngarkohet dhe them O Zoti im, fotografia po ngarkohet”.
Partneri i saj i kishte thënë se fotografia ishte postuar në Instagram dhe më pas atë e kishte kapur paniku kur e kuptoi se bota kishte parë foton topless.
“Fotoja ishte kudo në internet”, tha reperja.