Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“E imja ose e askujt”, zbulohen detaje të reja për shqiptarin xheloz në Greqi

Detaje të reja janë mësuar për shqiptarin që është në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Greqi. Ish-partneri i 43-vjeçares Fotini e ka kërcënuar vetëm disa muaj pas divorcit duke i thënë: “Ose unë ose askush”.

Kjo vërteton edhe njëherë se ishte xheloz i sëmurë dhe krimin e bëri vetëm për hakmarrjes pasi ish-partnerja kishte nisur një romancë të re me një farmacist. Ndonëse policia ka ngritur grupe kontrolli dhe kudo po kërkohet për të, ka dyshime që ka kaluar kufirin dhe po fshihet në Shqipëri.

Shqiptari i përket moshës 45-50 vjeç dhe rezulton se ka qenë i dënuar më parë për drogë dhe grabitje.

Pas lirimit nga burgu nuk ka pasur më probleme me ligjin derisa bëri planin djallëzor për të vrarë me hanxhar masazhisten 43-vjeçare dhe partnerin e saj, farmacistin 42-vjeçar në Loutraki.

Si ndodhi vrasja? Mediat greke thonë se ai ishte larguar nga ishulli i Mikonos për në Loutraki, ku monitoroi nga afër lëvizjet e gruas së pasur për dy javë.

Shanset për të kryer ekzekutimin ishin edhe më parë, por ai vendosi ta bënte pikërisht në një moment kur do të mund t’ia mbathte nga policia. Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jetë xhelozia ndaj gruas 45-vjeçare Fotini-Svitlana që kishte hedhur pas krahëve historinë me të dhe kishte nisur një histori të re dashurie.

Hetimet tregojnë se kur shqiptari pa që ish-partnerja ndihej e lumtur në krahët e farmacistit, u xhindos. Kështu zgjodhi të bëhej hija e tyre derisa ata të mos kuptonin asgjë.

Fillimisht çifti ishte në qytetin Loutraki, vrasësi e dinte mirë se nuk mund të bënte as lëvizjen më të vogël kundër tyre, kështu që priti derisa të dy të bënin një gabim; të vizitonin shtëpinë e pushimeve të gruas në Flambouro.

Sipas ekzaminimit, autori i krimit kapi çiftin kur ishin lakuriq dhe i goditi në mënyrë barbare me hanxhar. Edhe nëse do të arrinin të bërtisnin, zona është e shkretë dhe askush nuk i dëgjoi.

Shqiptari i zhdukur mbetet i dyshuari kryesor i vrasjes së dyfishtë ndërsa të dhënat e disponueshme për policinë në Flambouro Loutraki të Greqisë. Ai është akuzuar për grabitje dhe drogë dhe ka vuajtur një dënim me burg. Ai u la i lirë me kusht rreth tre vjet më parë dhe që atëherë nuk është pikasur nga autoritetet.

Ndërkohë, policia është në pritje të përfundimit të testeve laboratorike, gjurmëve të gishtave dhe ADN-së, në mënyrë që të identifikojë saktësisht autorin e krimit, shkruan Newsit.gr

Sidoqoftë, sipas informacioneve, duket se në të kaluarën e afërt çifti, në këtë rast gruaja fatkeqe dhe i dyshuari shqiptar i shënuar për vrasjen, kishin probleme serioze në marrëdhëniet e tyre, ndoshta për shkak të natyrës shtypëse të të dyshuarit kryesor. Gruaja iu drejtua policisë pak muaj më parë duke kërkuar ndihmë, por më pas u pendua.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet