Dha mësim me karikaturat e profetit Muhamed, prindi i pret kokën mësuesit

Bota
Dha mësim me karikaturat e profetit Muhamed, prindi i pret kokën

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Paris. Një person i armatosur i cili thuhet të jetë prindi i një nxënësi është qëlluar për vdekje nga policia franceze pranë Parisit, pasi dyshohet se i preu kokën me thikë një mësuesi të shkollës ku mësonte djali i tij.

Ai mendohet se e vrau mësuesin e shkollës, pasi ky i fundit e kishte zemëruar teksa u kishte treguar nxënësve karikatura të Profetit Muhamed.

Një burim i tha Le Parisien se: 'Viktima kohët e fundit u kishte dhënë mësim studentëve të tij mbi lirinë e shprehjes dhe u kishte treguar karikaturat e Muhamedit'.

Kjo çoi në tërbimin e një prindi që u përball me mësuesin me një thikë kuzhine, për ti prerë më pas kokën,- tha burimi.

Krimi i parë ndodhi të premten pranë një shkolle rreth orës 5 pasdite në Conflans-Sainte-Honorine, rreth 25 milje nga qendra e kryeqytetit francez.

ME TE LEXUARAT