Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Detajet e reja/ Gomonia me 6.7 mln euro kanabis e bllokuar në Greqi u nis nga Vlora

Detaje të reja publikohen në lidhje me gomonen e gjetur më 8 tetor nga policia kufitare e Githios me 20 çanta me rreth 1.2 ton marijuanë me vlerë 6.7 mln euro, pasi ishte ndjekur në det të hapur nga policia kufitare.

Sipas mediave greke, gomonia rezulton të jetë nisur nga Vlora, ndërsa destinacioni i saj ishte Turqia.

Por fakti që u pikas dhe u ndoq nga autoritetet greke, bëri që drejtuesit të ndryshojnë rrugëm, dhe ta braktisin mjetin. Mediat greke shkruajnë po ashtu se njëri prej skafistëve të arrestuar ishte me precedentë penalë në Itali, raporton “BalkanWeb”.

Ai u arrestua në Marmari dhe rezulton të jetë një ngakatër drejtuesit e gomones.

Në të njëjtën ditë u ndalua në zonë një shqiptar tjetër që lëvizte me automjet në kërkim të skafistit të fshehur. Më pas u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë në ngjarje, të cilët lëviznin në një zonë rurale në Lakonia.

Mësohet po ashtu që 3 prej të arrestuarve që kanë lidhje me drogën e gjetur në gomone janë nga Vlora dhe Një tjetër nga Fieri.

Policia greke në deklaratë zyrtare tha se brenda gomones u gjetën 8 bidona me benzinë ndërsa gjatë kontrolleve në një zonë shkëmbore u gjetën 20 çanta dhe 8 pako të mëdha që përmbanin 596 pako më të vogla me 810 kg 350 gram marijuanë të përpunuar si dhe 32 pako me 374 kg 960 gram marijuanë të papërpunuar. Sasia e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 6.750.000 euro.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet