Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

DASH paralajmëron Turqinë: Nëse lëshon raketa S-400 ruse, do të vuash pasojat

Pas skenarëve për lëshimin e raketave S-400 në Detin e Zi nga Turqia, Departamenti Amerikan i Shtetit i dërgoi një mesazh të fortë Ankarasë.

“Nëse këto raporte konfirmohen, Ankaraja do të duhet të vuajë pasojat për marrëdhënien e sigurisë midis dy vendeve, pasi një veprim i tillë është i papajtueshëm me detyrimet e saj si një aleat i NATO-s”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Deklarata e plotë e DASH:

“Ne i dimë këto raporte. Shtetet e Bashkuara i kanë shprehur qeverisë turke, në nivelin më të lartë, se blerja e sistemeve ushtarake ruse si S-400 është e papranueshme .

Shtetet e Bashkuara ishin të qarta në deklaratat e tyre se S-400 nuk duhet të aktivizohen. Ne gjithashtu ishim të qartë për pasojat serioze që kjo do të sillte në marrëdhënien tonë të sigurisë nëse Turqia aktivizon sistemin.

Nëse konfirmohet, ne do të dënojmë në termat më të fortë strukturën e raketave S-400 si të papajtueshme me detyrimet e Turqisë si një aleat i NATO-s dhe partner strategjik i Shteteve të Bashkuara”.

Turqia nisi një raketë në rajonin e Detit të Zi, ku do të provonte S-400 ruse, njoftoi Reuters.

Me NAVTEX dhe NOTAM, Turqia ka angazhuar zona në Detin e Zi për të kryer provat e para të raketave ruse.

Javën e kaluar, S-400s u transferua në qytetin e Sinopit, ndërsa dje Presidenti Turk, Rexhep Tajip Erdogan kishte një komunikim me homologun e tij rus Vladimir Putin, si dhe ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Mevlüt Çavuşolulu dhe Sergey Lavrov.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet