Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Çudit Donald Trump: Vetëm Jezusi është më i famshëm se unë!

Donald Trump, presidenti aktual i SHBA-ve gjithmone arrin të provokojë stuhi me deklaratat e tij. Natën e kaluar, Trump foli në një tubim në Greenville, Karolina e Veriut.

Trump tha se ekziston vetëm një person, i kaluar ose i tanishëm, më i famshëm se ai dhe ai është biri i Zotit, Jezusi. Ndër të tjera, ai tha se dikush kohët e fundit i është thënë atij se ai është personi më i famshëm në botë deri më tani.

“Unë i thashë atij … Jo, nuk jam. Ai më pas më përsëriti “Po, ti je”. Jo nuk jam i thashë dhe unë reagova përsëri duke mohuar këtë pretendim.

Pastaj ai zotëri më pyeti se kush ishte më i famshëm atëherë, dhe unë iu përgjigja: Jezusi”, tha Trump.

Turma e mbledhur “zjeu”, dhe Trump pastaj ngriti sytë nga qielli dhe tha “Nuk është as afër”.

Edhe pse disa sondazhe tregojnë se paraardhësi i tij, Barack Obama dhe gruaja, Michelle Obama, janë ndër njerëzit më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikë Trump pretendon se ai renditet i dyti pas Jezusit.

Në tubimet e ditëve të mëparshme, ai foli se si e kishte mundur koronavirusin, duke shtuar se dhe djali i tij, i cili ishte gjithashtu pozitiv, e kishte mundur virusin e egër në dy sekonda.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet