COVID/ Drejtori i Agjencisë Europiane të Barnave: Vaksina s’është fundi i pandemisë, do të duhet edhe...

Bota
COVID/ Drejtori i Agjencisë Europiane të Barnave: Vaksina

"Ardhja e vaksinës është fillimi i fundit të pandemisë, por nuk është fundi. Kjo do të thotë që pas një viti që kemi vaksinën të disponueshme, do të shohim rënie të konsiderueshme të pandemisë". Kjo u deklarua nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) Guido Rasi.

"Në fillim nuk do të jetë e mundur të bëhet pa maska dhe distancimin social. Do të jetë e mundur të bëhet pa to kur të kemi të dhënat e para mbi efektivitetin e vaksinës", shtoi ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se do të jetë e nevojshme të vlerësohet "përbërja midis efikasitetit dhe rendimentit në praktikë reale, kur do të shohim se sa njerëz i përgjigjen vaksinës, sa intensive është dhe sa zgjat. Do të duhen të paktën gjashtë muaj për t'u kuptuar".

"Është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, të bësh vaksinën deri në vitin 2020. Unë do të thoja që viti i vaksinës do të jetë 2021 dhe shpresojmë të jetë viti i më shuam se një vaksine", tha Rasi.

ME TE LEXUARAT