COVID-19 në Fier, infektohet mjekja, edukatorja dhe punonjësja e policisë
Lajmifundit
/
16 Tetor 2020, 18:58
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 34 persona të infektuar nga COVID-19 janë shënuar në Fier
Bëhet me dije se mes të infektuarve është një mjeke 34-vjeçe nga Patosi e cila punon në Urgjencën e Spitalit të Fierit, janë prekur nga koronavirusi dy mësues një në shkollën “Mustafa Matohiti” dhe një në shkollën ‘Perikli Ikonomi’, një edukatore në kopshtin nr. 4.
Sakaq, mësohet se është prekur nga Covid-19 një punonjëse burgu dhe një punonjëse policie.
Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 443 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 16.501