"Allah akhbar", sulm terrorist në Paris, i pritet koka mësuesit

Bota
"Allah akhbar", sulm terrorist në Paris, i pritet koka

Një i dyshuar është qëlluar këtë të premte nga policia franceze pasi një mësuesi iu pre koka.

Ngjarja ndodhi në afërsi të parisit dhe sipas raporteve lokale, i dyshuari i preu kokën një burri në komunën veri-perëndimore të Conflans-Sainte-Honorine në departamentin Val-d’Oise.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai thuhet se bërtiti “Allah akhbar” dhe kërcënoi policinë me një armë. Policia i kërkoi publikut të shmangte zonën.

Prokuroria Kombëtare Anti-Terroriste (PNAT) njoftoi se po hetonte një vrasje “në lidhje me një ndërmarrje terroriste” dhe “shoqatë kriminale terroriste”. sipas PNAT.

Nën-Drejtoria Anti-Terroriste e Policisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Brendshme (DGSI) ishin gjithashtu të përfshirë, njoftoi Le Monde.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse sulmuesi i dyshuar ishte vrarë. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin thuhet se ndërpreu udhëtimin e tij në Marok dhe po kthehej në Paris.

ME TE LEXUARAT