"Zgjedhjet e PD farsë", PD i përgjigjet Ramës: Kandidatët e PS i zgjedh krimi i organizuar

Partia Demokratike ka reaguar pas cilësimit nga ana e kryeministrit Edi Rama të zgjedhjeve të PD si farsë.
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi ai që përmes një postimi në Facebook shkruan se kandidatët e Ramës I zgjedh krimi i organizuar.
“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij.
I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D.
Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota! ?”, deklaron Bardhi.