Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vasili del kundër Presidentit Meta: Pranoni që keni gabuar me…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar sot hapur Presidentin Ilir Meta për dhënien e nënshtetësive.

Në një replikë për zëdhënësin e Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, Vasili shkruan se duhet të pranojë që kanë gabuar duke i dhënë nënshtetësinë shqiptare shkrimtarit dhe analistit Kim Mehmeti.

Replike e detyruar me Tedi Blushin!
Tedi pranoni qe keni gabuar!
Nuk forcohet siguria kombetare duke i dhene shtetesine Kim Mehmetit, qe lufton me penē, me fjale dhe me shembullin e tij per ruajtjen e kufijve te Kosoves dhe te integritetit te shqiptarisë, sepse siguria kombetare forcohet e çimentohet vetem siç ben Batoni, qe i shet e copton brenda nates kufijte e Kosoves e ç’ti dale perpara.
Tedi, familjaret e deshmoreve te UÇK jane vertet nje rrezik real per sigurine kombetare, sepse jane mesuar te japin edhe jeten e te derdhin edhe gjakun per kufijte e Kosoves dhe per dashurine ndaj Shqiperise, nderkaq siguria kombetare rritet e konsolidohet vetem sic ben Batoni, qe ja zhduk kufijte Kosoves dhe i ben kryeqytet Beogradin shqiptareve kudo qe jane.
Ndaj i dashur Tedi pranoni qe keni gabuar duke besuar tek Kim Mehmeti dhe familjaret e deshmoreve te UÇK, sepse nuk na duhen patriotë si keta, por na duhen “luftetare dhe patriote” si Batoni, qe “lodhen” duke e shitur Kosoven e Shqiperine dhe nuk lodhen qe ti mbrojne.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet