Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Spiropali flet për sulmet ndaj saj: Meta dhe zëdhënësit përdorin gjuhë urrejtje por s’më heshtin

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për ndryshimet dhe shtesa në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi duke marrë shembullin e saj me Presidentin Meta dhe sulemt që janë bërë ndaj saj kohët e fundit.

“Detyrim që na lind edhe me partnerët tanë. Sjell nevojë për ndryshime në këtë ligj. Siç shkruante, nazistët dhe fashistët nuk i vranë me armë dhe me thika hebrenjtë, por me gjuhën e urrejtjes. Më pas gjuha e urrejtjes dhe urrejta bëri eliminimin fizik.

Gjuha mund të duket e largët, por parimet janë njësoj. Duke iu përmbajtur parimimit, ka dhe një kontradiktë në institucionet më të larta të shtetit për diskriminimin gjinor apo grupeve vulnerabël.Një gjuhë ndaj diskriminimit gjinor, e gjen nga Presidenti i Shtetit. Unë jam një ministre, grua, nënë që jam përballur me atë që luan rolin e institucionit të Presidentit.

Jo vetëm zëdhënësi, grupi afër tij apo partia që ka degraduar, por vetë Presidenti përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua, dhe di të mbrohem, nuk më heshtin dhe intimidojnë. Është puna e shembullit që jep Presidenti për gratë, vajzat dhe qytetarët që duan të kenë institucione të rregullta, që mos përdorin gjuhë misogjene, seksiste diskriminuese. Si ka mundësi të bjerë në nivele të tilla jo vetëm komunikimi i Presidentit, por institucionit, jo vetëm Ilir Metës por edhe zëdhënësve.Në ’99 jam larguar nga Shqipëria kur Ilir Meta dhe kryetarja e LSI vidhnin votat në FRESSH dhe PS, unë jam larguar me bursë të plotë nga Shqipëria, dhe jo me paratë e babait në Londër. Duhet theksuar, se s’mund të guxojë një njeri që ka marrë peng në gjithë vendi jo vetëm Presidencën.

Të lexojë konventat, bashkë me ata që kanë dalë mendsh. E kanë nga dëshmërimi. Ne do luftojmë, po luftojmë dhe do luftojmë për një Shqipëri europiane, reformën në drejtësi, që qytetarët të kenë të drejta të barabarta. Do luftojmë për trashëgiminë kulturore dhe historike. Nuk na mposhtin dot. Qytetarët që na votojnë s’janë mesjetarë. Jo vetëm gratë e qeverisë që i quajnë kukulla rëndom, pasi kemi kaluar 25 ligje të paktën për barazi gjinore, jo duke bërë fjalë por punë.

Kjo është arritja jonë e mazhorancës dhe s’mund ta zhbëjnë ata, dhe në 25 prill do e marrin përgjigjen për gjuhën e tyre”, tha Spiropali.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet