Sot do të festonte 26 vjetorin, këngëtarja dedikim prekës Ergi Dinit: Sa dhimbje të jetosh pa ty

Showbiz
Sot do të festonte 26 vjetorin, këngëtarja dedikim prekës

Këngëtarja Barbara Dine ka ndarë një postim prekës dhe një dedikim të trishtë për vëllain e saj të ndjerë Ergi Dini.

Nëse ai do të jetonte sot do të festonte 26-vjetorin e ditëlindjes së tij dhe sot në këtë ditë, këngëtarja shkruan për dhimbjen që i ka lënë pas me mungesën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot është dita jote e lindjes!

Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjera për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë….

Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje te mos kesh prezencën tënde pqr t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty…

Sa gjera do doja te t’i thoja…”- shkruan këngëtarja në Instagram.

ME TE LEXUARAT