Shkencëtarja e OBSH-së: E shqetësuar për vaksinën, tregon kush nuk do e marri…

Bota
Shkencëtarja e OBSH-së: E shqetësuar për vaksinën,

Të rinjtë e shëndetshëm mund të mos e marrin vaksinën e koronavirusit deri në vitin 2022, ndërkohë që vëmendja e zyrtarëve të shëndetit publik është përqendruar së pari në imunizimin e të moshuarve dhe grupeve të tjera në risk.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një deklarate nga shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Dr. Soumya Swaminathan.

Ajo theksoi se vaksina do t’u ofrohet fillimisht punonjësve shëndetësorë që janë në vijën e parë të betejës më këtë virus, por edhe të moshuarve. Megjithatë, ajo nuk dha detaje të tjera në lidhje me procesin.

Ende nuk ka një vaksinë të sigurt për koronavirusin, ndërsa kompanitë po punojnë intesivisht. Ekspertja shtoi se shpreson që bota të ketë një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021, por do të jetë në sasi të kufizuara.

ME TE LEXUARAT