Shkencëtarët nxjerrin testin e ri më efektiv për koronavirusin

Bota
Shkencëtarët nxjerrin testin e ri më efektiv për

Shkencëtarët nga Universiteti Britanik i Oksfordit kanë zhvilluar një test të shpejtë COVID-19 në gjendje të identifikojë koronavirusin në më pak se pesë minuta, thanë studiuesit, duke shtuar se ai mund të përdoret në testime masive në aeroporte dhe biznese.

Universiteti tha se shpresonte të fillonte zhvillimin e produktit të pajisjes testuese në fillim të vitit 2021 dhe të kishte një pajisje të aprovuar në dispozicion gjashtë muaj më pas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pajisja është në gjendje të zbulojë koronavirusin dhe ta dallojë atë nga viruset e tjerë me saktësi të lartë, thanë studiuesit në një studim.

"Metoda jonë zbulon grimcat e paprekura të virusit", tha profesori Akil Kapanidis, në Departamentin e Fizikës në Oksford, duke shtuar se kjo do të thoshte se testi do të ishte "i thjeshtë, jashtëzakonisht i shpejtë dhe me kosto efektive".

Megjithëse platforma e Oksfordit do të jetë gati vetëm vitin e ardhshëm, testet mund të ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë në kohë për dimrin e ardhshëm.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se bota do të duhet të jetojë me koronavirus edhe nëse zhvillohet një vaksinë.

ME TE LEXUARAT