Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shefja e Komisionit Evropian braktis Samitin e BE për shkak të COVID-19

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Lyen deklaroi se do të largohej nga Samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel në më pak se një orë pasi nisën punimet, sepse kishte qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv ndaj COVID-19.

Në një postim në Tëitter ajo sqaroi se vetë është testuar negativisht dhe ky largim vjen si një masë paraprake.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv me COVID-19 këtë mëngjes,” tha ajo.

“Unë vetë jam testuar negativisht. Sidoqoftë, si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim”.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet