Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritje çmimesh të pajusitifikuara, Autoriteti i Konkurrencës hetim për 24 depo farmacish në Shqipëri, i gjobit me 1-2 milion lekë

Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar disa depo farmacish në Shqipëri që në mënyrë të pajustifikuar kanë rritur çmimet e maskave, alkoolit dhe gel-dezinfektanteve.

Janë 24 depo farmacish që janë gjobitur për sjellje në kundërshtim me VKK nga Autoriteti teksa as kanë bashkëpunuar dhe as kanë informuar për vendimet e tyre.

Gjobat për depot e farmacive variojnë nga 1 milionë lekë në 2 milionë lekë. Sipas Autoritetit këto depo farmacish kanë ndikuar edhe tek prishja e konkurrencës dhe bllokimi i tregut të shitjes së këtyre produkteve shumë të nevojshme për qytetarët gjatë pandemisë.

Ndërkohë hetimi nuk mbetet me kaq, teksa Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron se nëse shkeljet vijojnë atëhere depot e farmacive do gjobiten me 10% të xhiros së tyre vjetore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet