Rama sulmon sërish Metën: Krim zgjedhor është dhe përfshirja e Presidentit si palë në zgjedhje
Lajmifundit
/
15 Tetor 2020, 17:38
Politikë

Pak minuta pas reagimit të Presidentit Ilir Meta lidhur me dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit reagon edhe kryeministri Edi Rama.
Përmes një reagimi në Tëitter, Rama i kujton Metës se krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje.
REAGIMI I RAMËS
Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë!
Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250