Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama përplaset me Fevziun: Ti je lideri real i PD, do ta mund partinë tënde

Kryeministri Edi Rama është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetarin Blendi Fevziu për shkak të faljes së gjobave të cilat Fevziu i konsideroi elektorale.
Rama: Unë nevoja elektorale nuk kam. Sikur sot të ndaloj së bëri çdo gjë me 25 prill partinë tënde unë do ta mund.

Fevziu: Ti shko dhe jepu përgjigje qytetarëve shqiptarë për gjobat.

Rama: Ti je lideri real në terren i Partisë Demokratike, lideri i madh është ai që ke në Lalëz dhe ai tjetri është lidër virtual i PD-së. Do të mund me 25 prill!.

Po ashtu Rama thumboi edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila tha se do të refuzojë që të vendosë maskën, ndërkohë që qytetarët nuk kanë para ta blejnë.
“Zonja i ka xhepat bosh dhe realisht nuk arrin dot. Zonja ka problem se i ka xhepat bosh. Është aty se vuan shumë për xhepat e shqiptarëve.”- tha Rama.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet